Mbahet panairi i 5-të i Bizneseve Shqiptare në Austri

26 prill 2025

Lajm

Vjenë, u mbajt me sukses edicioni i pestë i Panairit të Bizneseve Shqiptare në Austri, organizuar nga Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Austri, nën drejtimin e kryetarit Ylli Blakaj.

Ky panair tashmë tradicional u bë pikëtakimi i dhjetëra bizneseve shqiptare nga Austria, Kosova, Shqipëria, Zvicra, Gjermania e vende të tjera të Europës, duke krijuar një platformë të fuqishme për promovimin e produkteve, bashkëpunime të reja dhe nxitjen e investimeve dypalëshe.

Edicioni i sivjetshëm solli më shumë pjesëmarrës se kurrë më parë, duke dëshmuar rritjen e ndikimit dhe rëndësinë që ky aktivitet po merr në kalendarin ekonomik të diasporës shqiptare. Gjatë panairit, bizneset patën mundësi të prezantojnë produktet dhe shërbimet e tyre, të zhvillojnë takime B2B, si dhe të krijojnë kontakte me partnerë potencialë nga tregu austriak dhe ai më gjerë gjermanofolës.

Në hapjen solemne morën pjesë përfaqësues të institucioneve nga Austria, Shqipëria dhe Kosova, të cilët vlerësuan punën e Rrjetit dhe rolin e tij si urë lidhëse midis sipërmarrësve shqiptarë dhe institucioneve vendore e ndërkombëtare.

Panairi u shoqërua me një atmosferë të gjallë bashkëpunimi dhe frymë komunitare, duke theksuar misionin e Rrjetit për të fuqizuar bizneset shqiptare dhe për të rritur praninë e tyre në ekonominë austriake.

Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Austri falënderon të gjithë pjesëmarrësit, partnerët dhe mbështetësit e këtij edicioni, dhe tashmë ka nisur përgatitjet për Panairin e ardhshëm të Bizneseve Shqiptare në Austri 2026, me synimin për ta bërë atë edhe më të madh, më gjithëpërfshirës dhe më të lidhur me tregjet ndërkombëtare.

Sponsorët e Artë