Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” vjen në Bujanoc
26 shtator 2026
•
Eventet
Të shtunën, më 26 shtator 2026, duke filluar nga ora 09:00, Bujanoci do të mirëpresë edicionin e katërt të konferencës “Ekonomia shpëton Luginën”.
Për herë të parë e organizuar në Bujanoc, konferenca do të mbledhë afaristë, investitorë, përfaqësues të institucioneve, organizatave dhe diasporës shqiptare. Në fokus do të jenë nxitja e investimeve, fuqizimi i prodhuesve vendorë, hapja e mundësive të reja për eksport dhe krijimi i iniciativave konkrete për zhvillimin ekonomik të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
Programi do të përfshijë panele diskutimi me ekspertë dhe përfaqësues të ekonomisë, si dhe takime B2B, ku pjesëmarrësit do të mund të prezantojnë bizneset dhe idetë e tyre, të shkëmbejnë përvoja dhe të lidhen drejtpërdrejt me partnerë e investitorë potencialë.
Konferenca organizohet nga Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Luginën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, së bashku me kryetarin e Komunës së Bujanocit, z. Arbër Pajaziti, në bashkëpunim me Rrjetin Global të Bizneseve Shqiptare.
📅 E shtunë, 26 shtator 2026
🕘 Ora 09:00
📍 Bujanoc
👉 Mësoni më shumë, shikoni agjendën dhe regjistrohuni për pjesëmarrje
Kerko
Kerko
Eventet e ardhshme:
Reklamë
•
Reklamo këtu